Tatimet, policia dhe prokuroria janë vënë në ndjekje të pronave e llogarive bankare të Galf-it në Shqipëri. Krahas kërkimit policor për menaxherët e kompanisë, po analizohet dokumentacioni që të zbardhet skema e mashtrimit në shitjen e tollonave të karburantit. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se “Nuk është rasti i parë që një shoqëri falimenton. Ministria ka vetëm kontrollin teknik të cilësisë dhe produkteve. Nuk është rasti i parë që ka kompani që falimentojnë e mashtrojnë. Nga kjo pikëpamje janë organet tatimore ato që po e ndjekin këtë proces. Janë organet tatimore me ecurinë e këtij procesi dhe shpresojmë që shumë shpejt përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë”, tha Gjiknuri.