Sport

Faza finale e Botërorit do të luhet me top të ri

Faza finale e Botërorit “Rusi 2018” do të luhet me një top ndryshe nga ai me të cilin janë luajtur ndeshjet e grupit. Sipas FIFA-s, duke nisur nga 1/8-at e finaleve, që nisin të luhen nga data 30 qershor, ndeshjet do të luhen me Telstar Mechta, që do të ketë një dizenjo të re, ku bie në sy ngjyra e kuqe. Topi i Adidas-it është i njëjtë si strukturë me Telstar 18, që u përdor në grupe. Ky top risolli të njëjtin emër të përdorur në vitet 60-70.