Donald Trump do të “kërkojë” nga Departamenti i Drejtësisë hetim mbi përfshirjen e FBI-së në fushatën presidenciale të 2016-ës. Kjo u njoftua nga vetë Presidenti Amerikan përmes një postimi në “Twitter”. Ndërkaq, Zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm Amerikan, Rod Rosenstein tha se do të merren masa, nëse konfirmohet përfshirja e Byrosë Federale Amerikane.