Çifti më i komentuara i vitit, Chiara Ferragni dhe këngëtari Fedez, kanë përfunduar përfundimisht martesën e tyre me një vendim të Gjykatës së Milanos më 12 dhjetor.
Lajmi i ndarjes ka tronditur fansat, por ky hap ka qenë i pritshëm pas një periudhe të gjatë ndarjeje dhe pasigurisie në lidhjen e tyre.
Pas njoftimit të zyrtarizimit të ndarjes, Fedez ka publikuar disa story në Instagram që kanë ngritur dyshime nëse ato ishin dedikime për ish-bashkëshorten e tij, Chiara Ferragni. Në një prej story-ve, ai ka postuar një pasazh nga kënga e njohur e Tom Odell, “Another Love”, e cila duket të reflektonte përjetime emocionale të lidhura me një dashuri të humbur.
Vargjet që Fedez ka shpërndarë janë:
Dua të këndoj një këngë që do të jetë vetëm e jona, por ia kam kënduar të gjitha një zemre tjetër. Dua të qaj, dua të bie në dashuri, por të gjitha lotët e mi janë derdhur për një dashuri tjetër.
Në një tjetër story, Fedez ka ndarë një mesazh në italisht, ku përshkruante ndjenjat e melankolisë dhe mallit për një dashuri që ka mbaruar:
Ndonjëherë të fotografoja fshehurazi sepse kisha shumë frikë se nuk do t’i jetoja më ato momente me ty. Tani, ato foto i ruaj me shumë kujdes
Nuk është e qartë nëse këto mesazhe janë dedikime personale apo janë pjesë e një projekti të ri muzikor të Fedez. Por kjo periudhë e ndarjes ka ndodhur vetëm disa muaj pas një procesi të gjatë të jetuarit të ndarë, për të cilin ata e bënë publike vendimin përfundimtar.
Chiara Ferragni dhe Fedez janë martuar për 6 vjet dhe nga kjo martesë kanë dy fëmijë, për të cilët gjykata ka vendosur që të mbeten nën kujdestarinë e Chiarës. Megjithatë, ata kanë theksuar se ndarja është zhvilluar paqësisht dhe kanë mbajtur një respekt të madh për njëri-tjetrin, duke u fokusuar në mirëqenien e fëmijëve të tyre.
Gjatë periudhës së ndarjes, Fedez është parë shpesh në shoqërinë e disa vajzave, ndërkohë që Chiara ka qenë më e rezervuar për jetën e saj personale, deri në momentin kur u bë publike lidhja e saj me Giovanni Tronchetti Provera.
Ky është një tjetër kapitull i mbyllur për çiftin e njohur, dhe siç duket, secili po përpiqet të ecë përpara me jetën e tij, pas një periudhe të vështirë.