Një stuhi rëre nga Mongolia dhe ndotja në ajër e kanë veshur me ngjyrë të verdhë Pekinin. Në kryeqytetin kinez, shikueshmëria është reduktuar në më pak se 1 mijë metra. Autoritetet lokale dhanë alarmin e kishin një paralajmërim për personat me sëmundje të organeve të frymëmarrjes, të mos dalin por të qëndrojnë në mjedise të mbyllura. Gjithashtu urdhëruan anulimin e aktiviteteve sportive në shkollat e Pekinit e të gjitha veprimtaritë në natyrë.

Qindra fluturime u anuluan, teksa qielli u mbulua nga një mjegull ngjyrëportokalli, gjë e cila krijoi këto imazhe që ngjasojnë me skena apokaliptike. Stuhia e rëndë u ka marrë jetën 6 personave në Mongoli, ndërsa disa të tjerë janë shpallur të zhdukur.
