Komisioni Europian pritet të marrë masa të reja për rrjetet sociale kundër fenomenit “Fake News”. Në fund të vitit, Komisioni i BE-së do të vlerësojë respektimin e kodit të sjelljes dhe lajmeve të rreme nga Facebook, Twitter etj. Masat përfshijnë reduktimin e “klikimeve-virus”, rritjen e transparencës së përmbajtjeve dhe shtimin e përpjekjeve për të mbyllur profilet e rreme.