Fernando Hierro do të jetë trajneri i ri i Spanjës. 50-vjeçari që do të drejtojë skuadrën iberike në botëror, deri tani ka mbajtur postin e drejtorit sportiv të saj. Lajmi vjen menjëherë pas shkarkimit të Julen Lopetegui 1 ditë para nisjes Botërorit. Shkak ishte kontrata që ky i fundit firmosi me Real Madrid, pa dijeninë e Federatës Spanjolle të Futbollit, e cila vendosi ta shkarkojë.