Bota

Festimet e Fitër Bajramit në vendet myslimane

Në shumicën e vendeve myslimane sot festohet Fitër Bajrami. Qindra mijëra besimtarë iu drejtuan xhamive në Indonezi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabi Saudite, Kuvajt, Oman, Bahrein e jo vetëm, për të kremtuar këtë ditë të shënuar të kalendarit Islam. Në Indi e Pakistan, Fitër Bajrami festohet nesër. Festimet pasojnë fundin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Familjarë e miq, mblidhen bashkë për lutje. Ndërkaq, talebanët në Afganistan po respektojnë një armëpushim të pazakontë disa ditor.