Sport

Festimi me shqiponjën, ja vendimi nga FIFA për Shaqirin dhe Xhakën

FIFA ka publikuar vendimin për Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Stephan Lichststeiner që bën shqiponjën gjatë ndeshjes më Serbinë. Duke u bazuar në kodin 57 të Statusit të FIFA-s, Xhaka, Shaqiri dhe Lichststeiner janë dënuar më 25.000 franga zvicerane për sjellje josportive. Tre lojtarët e Zvicrës, dy shqiptarë dhe një zviceran, kishin bërë shqiponjën kur Shaqiri kishte shënuar golin e fitores kundër Serbisë në minutën e 90’të. Federata Serbe kishte kërkuar që FIFA të reagonte ndaj këtij gjesti sipas tyre provokues. Zvicra, që ka 4 pikë pas barazimit me Brazilin dhe fitores me Serbinë, do të luajë ndeshjen e fundit të grupit me Kosta Rikën.