Një efektiv i Komisariatit të Fierit u vetvra sot, duke i dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Kastriot Fafaj, 46-vjeç ishte Polic i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, ndërsa aktin e vetflijimit e ndërmori në përfundim të shërbimit, në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.