Policia e Fierit zbuloi një laborator në ndërtim e sipër, që dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike. Laboratori gjendej brenda një magazine me sipërfaqe 480 metra katror, në pronësi të një 50-vjeçari, i cili u shpall në kërkim. Po në Fier, në afërsi të fshatit Seman u gjet një gomone 12 metra e gjatë me 2 motorrë të fuqishëm. Dyshohet se mjeti lundrues shërbente për trafik narkotikësh.