Bota

Fitër Bajrami, Egjipti liron 3.747 të burgosur

Egjipti njoftoi lirimin e 3.747 të burgosurve me rastin e festës së Fitër Bajramit. Sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme, shërbimi i burgjeve egjiptiane, me udhëzim të presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, u liruan dhjetra të dënuar. Sipas kushtetutës së Egjiptit, presidenti i vendit ka të drejtë për të falur individë të dënuar ose për të ndryshuar dënimet e tyre.