Rajoni

Fitoi zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Rama uron Jakov Milatoviç!

Kryeministri Edi Rama uroi sot Jakov Milatoviç, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi.

Rama theksoi se me vendin tonë fqinj, Malin e Zi na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.

“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviç  dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja“, shkruan Rama në Twitter.

https://twitter.com/ediramaal/status/1644369499594817539?s=20