Bylisi mposhti Teutën me rezultatin 1-0. Sfida për javën e 28-të të Superiores në Ballsh u vendos nga goli i Malomos në pjesën e parë.
Vendasit patën në kontroll sfidën dhe u treguan më kërkues, derisa arritën te goli. Edhe pse miqtë patën rastet e tyre, portieri Batista u tregua i vëmendshëm.
Një gol që jo vetëm kthen Bylisin te fitorja, por i jep 3 pikë mjaft të rëndësishme. Durrsakët ndërkohë e kanë humbjen e parë me Bledar Hodon në krye.
Tashmë skuadra e Mezanit ka vendin e gjashtë me po aq pikë sa Laçi. Teuta e Hodos mbetet në vendin e tetë me 3 pikë më pak.
Pas ndeshjes Mezani deklaroi:
“Normalisht e dinim që do ishte skuadër e vështirë t’i shënosh, është skuadër që ruan një ekuilibër në fazën defensive. Kemi punuar për lojën në krah dhe jemi munduar të shfrytëzojmë krahët. Nuk e bëmë mirë në pjesën e parë, kemi shkuar vetëm 1 herë me Peraltën, duhet ta bënte ai dhe Kamara sepse ia u kam kërkuar. Patëm vështirësi në pjesën e parë. Duhet të kthehej Ruçi të nxirrnim topin, kjo na vështirësonte dalje në sulm. Në pjesën e dytë, goli që erdhi na qetësoi dhe na vendosi në ekuilibër. Kishim mundësi të luanim dhe në mbrojtjen me katër, por mendoj ishte mënyra më e mirë për të marrë një rezultat sot.
Jam deri diku i kënaqur me mbrojtjen, jemi në tension. Këto çuna duhet të krijojnë më shumë qetësi, të mos futen në tension. Është kënaqësi të mos pësosh. Kemi çuna të rinj prapa dhe i rrit kjo, u jep më shumë besim.Kemi marrë parasysh dy gjëra, njëra lodhja dhe tjetra që ne e dinim që do gjejmë një skuadër të ngjeshur prapa. Kundërshtari luante me topa të gjatë. Kishte ekuilibër edhe mbrapa.
Peralta dilte 1 kundër 2 në krah. Të dy qendrat e mesit të fushës qëndronin shumë prapa dhe nuk mbështesnin, për të dalë më kollaj Peralta. Kundërshtari i mbyllte mirë krahët. Lojtarët duhet të marrin më shumë iniciativa, jo vetëm duke insistuar ne. Kur jepet një detyrë, duhet më shumë iniciativa. Vinim nga humbje në shtëpi me Skënderbeun dhe një rezultat tjetër negativ në shtëpi ishte e patolerueshme.
Ishte me kundërshtar direkt, do kishim 3 pikë më shumë. Nuk jemi të qetë, jemi shumë afër. Nuk kemi kohë për t’u qetësuar, na vendosi pak në presion”, u shpreh Mezani.
LEXO EDHE: Egnatia rikthehet te fitorja, Vllaznia thellon krizën e Partizanit
Kjo ishte dhe humbja e parë për Bledar Hodon si trajner i Teutës:
“Mendoj se pjesa e parë ishte e ekuilibruar, mungonte ritmi, dyluftimet që të çojnë te suksesi. Të dyja skuadrat në ekuilibër. Nuk u shfaqëm si duhet në manovrën sulmuese, e kemi vuajtur edhe në ndeshjen e kaluar. Ishte një ndeshje që u zgjidh nga goditja standarde.
Vila në mbrojtje? Zgjedhje e detyruar, nuk kishim lojtarë tjetër. Duhet ta zëvendësojë një lojtar me ekpseriencë. Aty duhet të nisë ndërtimi, nuk u realizua si duhet.
Jazxhi? Me thënë të drejtën është java e dytë që luan me injeksion, me probleme në gju. Po të ishte në gjendje optimale, nuk e diskutonte fare.
Përsa i përket Bylisit e dinim se është fushë e vështirë. Kam eksperiencë si lojtar prej 1 viti. Ky ambient duhet t’i përgjigjesh me të njëjtën dëshirë dhe luftë, për të dalë pozitiv. Përsa i përket Nasr nuk është në dorën dhe zgjedhjen time”, u shpreh Hodo.