Aktualitet

Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll, zjarrfikëse dhe forca ndihme në teren për shuarjen e tyre! (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në një zonë mbi fshatin Miras.

Mësohet se në vendin ku ka rënë zjarri ndodhen momentalisht 10 zjarrfikës me dy mjete dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe ajo e pyjores.

LEXO EDHE: Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh, evakuohen banorët!

Vatra e zjarrit duket se po merr përmasa për shkak të favorizimit të erës dhe dendësisë së bimësisë dhe pishave brenda pyllit.

LEXO EDHE: Po transportonte 2 armë zjarri kallashnikovë, policia arreston të riun në tunelin e Murrizit!

Po ndërhyhet me mjetet zjarrfikëse dhe me mjete rrethanore, ndërsa terreni mbetet i vështirë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra, nga të cilat 11 janë shuar plotësisht, 2 mbeten ende aktive dhe 1 tjetër është nën monitorim.

Në zonën e Akërnisë në Vlorë situata është e qetë dhe nën kontroll, me angazhimin e zjarrfikësve, forcave bashkiake, punonjësve të shërbimit pyjor, Forcave të Armatosura dhe një helikopteri të Emirateve të Bashkuara.

Për momentin nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish- fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren.

Në Bogovë të Skraparit, ku deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll, vatra nuk është izoluar plotësisht, por nuk ka rrezik për banesat.

Ndërsa në Pezë Helmës të Tiranës, zjarret janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë rrezik.