Aktualitet

Flet babai i 14 vjeçarit të arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje: Policinë e njoftova unë!

Babai i 14-vjeçarit të arrestuar nga Policia e Vlorës nën akuzën për armëmbajtje pa leje, tha se ishte ai që informoi, pas një video-je ku djali i tij gjendej në mal me disa shokë duke bërë një nga sfidat e TikTok-ut. Sipas tij, arma nuk ishte e djalit dhe se i biri i rrëfeu se me disa shokë e gjetën në një banesë të braktisur.

Marr shkas nga një video që kam parë dje në rrjetet sociale se djali im ka qarkulluar në shkollën “Rilindja” me një pistoletë. Eshtë lajm i rremë. Policisë, informacionin ia kam dhënë unë, nisur nga një video që më tregoi im bir e që kishte bërë me shokët dhe u shqetësova. Kishin një tjetër problem në shkollë.

Qarkullonte një lojë në TikTok. Marrin një shok e hedhin dhe e presin, është lojë e rrezikshme. Isha në një mbledhje me drejtoreshën, mësuesen kujdestare. E ngrita si shqetësim, pashë një video që më tregoi djali dhe iu thashë. Nuk isha i sigurt… nëse ishte pistoletë lodër. Këtë informacion ua kam dhënë unë.

U takuam me punonjësit e policisë në shkollë dhe erdhëm në polici me telefonin e djalit, pamë videon që nuk ishte lodër dhe ndoqëm rastin. Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar trikatësh, afër shkollës. Jo afër shtëpisë sime, kanë qenë disa shokë që e kanë gjetur, e kanë marrë dhe kanë shkuar në mal ku kanë bërë video TikTok. Më vonë e kanë fshehur.

Arma është gjetur në një objekt të pabanuar, kishin gjetur edhe 3 karikatorë e mendohet se mund të ketë edhe municione të tjera. Djali nuk ka pasur probleme, zënka në shkollë ka pasur se 14-vjeç është. Më tregoi videon dhe më tha që është pistoletë lodër, e kam blerë. Në video është djali im me pistoletë, tha e kam gjetur në një objekt trikatësh afër shkollës. Shokët e tjerë nuk janë shoqëruar për momentin.