Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit, u përfshi nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit sotëm në Vlorë.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, që punuan për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth.
Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që ekspertët të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.