Bota

FMN, Lagarde :“Të përgatitemi për më të keqen”

“Të përgatitemi për më të keqen”. Me këtë mesazh, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde njoftoi se bota është sërish në telashe. Fondi i ka ulur dy herë parashikimet për rritjen globale: një herë në vjeshtë e një herë në fund të janarit, duke rishikuar mbi të gjitha vlerësimet për Europën. Në shënjestër kanë përfunduar kryesisht Gjermania e Italia, kampionët kontinentalë të industrisë së manifakturës dhe eksporteve, por që rrezikohen nga tensionet e zgjatura tregtare.