Dëgjojmë dhe lexojmë shpesh për fobitë dhe zakonisht janë prej lartësive, zvarranikëve apo mjediseve të mbyllura. Por a keni dëgjuar për fobi ndaj adoleshentëve? Janë disa fobi që konsiderohen si më të çuditshmet që keni dëgjuar.
Pedofobia
Fobia ndaj fëmijëve të vegjël.
Heliofobia
Fobia e kontaktit me diellin.
Korofobia
Frika e të kërcyerit, ideja që mund të ndjekin ritmin apo të kërcejnë sipas një muzike të caktuar, këta njerëz i mbush me ankth dhe paranojë ekstreme.
Venustrafobia
Fobia ndaj njerëzve të bukur. Kjo fobi gjendet e shpërndarë njësoj si te meshkujt edhe te femrat. Këta njerëz kanë frikë nga çdo njeri që ata mendojnë se është i/e bukur.
Ancraofobia
Këta njerëz kanë frikë nga erërat e ndryshme.
Efebifobia
Frika irracionale ndaj adoleshentëve.
Genufobia
Fobia ndaj gjunjëve. Disa njerëz mendojnë se gjuri është jashtë mase i shëmtuar, e disa të tjerë kanë pasur ndonjë traumë në fëmijëri që i shtyn të kenë një frikë ekstreme, apo neveri ekstreme ndaj gjunjëve.
Automatonofobia
Fobia ndaj manekinëve, apo statujave të ngjashme me njeriun.
Antrofobia
Fobia ndaj luleve.
Spectrofobia
Fobia për t’u parë në pasqyrë.