Këtë të martë në orën 20:45 Kombëtarja zbret në fushë për përballjen kundër Letonisë. Dueli vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, event që do mbahet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sfida e sotme është kyçe për tanët, që në gjysmë të rrugëtimit në këtë grup ende i kanë shanset në dorën e vet, kjo pasi dy ekipet e renditura më sipër, Anglia dhe Serbia përballen në Beograd në një ndeshje direkte.
Kuqezinjtë e Sylvinhos janë të ‘dënuar’ për tri pikë, gjë që e theksoi edhe vetë trajneri në konferencën e një dite më parë. Për ta bërë këtë Shqipërisë i duhet të thyej statistikat, pasi në gjashtë takime kundër Letonisë që nga 1992 ka gjashtë barazime në po kaq ndeshje. Barazim 1-1 përfundoi edhe sfida e 10 qershorit të këtij viti për Grupin K kualifikues në Riga.
Janë zbardhur edhe formacionet zyrtare të sfidës mes Shqipërisë dhe Letonisë, e cila merr jetë sot në orën 20:45 në ‘Air Albania’ dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Broja, Manaj, Bajrami
Letonia (5-3-1-1): Zviedris; Jurkovskis, Melniks, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks; Varslavans, Vapne, Zelenkovs; Daskevics; Sits Trajner: Paolo Nicolato
Sipas ‘Transfermarkt’, vlera e të gjithë futbollistëve të Letonisë për këtë takim kap shifrën e 9.15 milionë eurove, më pak se Armando Broja që vlen 12 mln euro në treg, apo Asllanit që vlen 13 mln euro. Në renditjen e UEFA-s, Letonia mban vendin e 137, ndërsa Shqipëria pozitën e 68-të. 26.2 vjeç është mosha mesatare e Letonisë, kundrejt 27 vjeç për tanët. Shqipëria vlen sot 81 mln euro si ekip.