Botë e Çuditshme Love & Sex

Foshnja më i parakohshëm që ka arritur të mbijetojë…

Një foshnjë amerikane, që lindi pas vetëm 21 javësh, është certifikuar si bebi më i parakohshëm që ka arritur të mbijetojë. Curtis Means lindi në Alabama të SHBA-së, vitin e kaluar, me një peshë prej 420 gramësh. Tani, Libri i Rekordeve Guinness ka konfirmuar se djaloshi, i cili sot është 16 muajsh, ka vendosur rekordin e ri.

I vogli ka lindur pothuajse 19 javë përpara kohe, së bashku me binjaken e tij, e cila vdiq një ditë më vonë. Mjekët i dhanë foshnjës vetëm 1% mundësi shpëtimi, por Curtis mbijetoi falë terapisë intensive dhe doli nga spitali 275 ditë pas lindjes.

Terapistët e ndihmuan bebin që të mësonte frymëmarrjen dhe se si të ushqehej. Curtis ende ka nevojë për oksigjen dhe një tub për ushqyerje, por doktorët thonë se gëzon shëndet të plotë. A mund të ketë diçka më prekëse dhe më emocionuese sesa të shohësh një foshnjë duke buzëqeshur?

Edhe më prekëse nëse përmendim buzëqeshjen e parë të një të porsalinduri, e njohur ndonjëherë edhe si një buzëqeshje engjëllore. Dhe nuk është çudi që ne e quajmë kështu, pasi zakonisht është një moment i shumëpritur për shumë prindër që kompenson, deri diku, lodhjen dhe orët pa gjumë të atyre muajve të parë kaotikë, por të bukur.

Ky moment magjik është më i zakonshëm ndërsa foshnjat janë duke fjetur. A po ëndërron fëmija? A po e mbajnë mend kohën e tyre në barkun e mamit? Ja se çfarë fshihet pas buzëqeshjeve të tyre ëndërrimtare..