Celebrities Gossip Showbiz

FOTO/Aktorja nuk njihet më pas operacionit të tretë të fytyrës!

Komediania dhe aktorja amerikane, Kathy Griffin, ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi u fotografua pranë shtëpisë së saj në Malibu me një pamje thuajse të panjohur. Shkaku është operacioni i tretë kozmetik i fytyrës që 63-vjeçarja ka kryer së fundmi. Në podcast-in e saj “Talk Your Head Off”, Griffin foli hapur për ndërhyrjen, duke pranuar me humor se ky është “lifting-u i tretë” i fytyrës. Operacioni u krye nga kirurgu i famshëm Ben Talei dhe përfshiu blefaroplastikë (kirurgji të qepallave), ngritje të syve dhe korrigjim të mjekrës.

Ajo pranoi se procedura ishte e dhimbshme dhe kujtoi se dikur ishte shtruar në spital për varësi ndaj qetësuesve të dhimbjes. Pas ndërhyrjes, Griffin u rikuperua në një qendër luksoze përpara se të kthehej në shtëpi. Griffin ka folur më parë për procedurat e shumta estetike që ka kryer gjatë viteve, nga zmadhimi i gjoksit te heqja e tepërt e yndyrës. Operacioni i fundit erdhi pak pas divorcit nga bashkëshorti Randy Bick, me të cilin ishte martuar në vitin 2020 dhe u nda në janar 2025. 

Griffin është diagnostikuar me PTSD. Ylli 62-vjeçar u shfaq në Instagram për të zbuluar se ajo vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe lajmëroi fansat duke u kërkuar atyre të ndajnë historitë e tyre rreth ankthit dhe depresionit. Aktorja tha se ajo ishte goditur me një ‘rast ekstrem’ i çrregullimit të ankthit. Griffin tha se:

Mund të qeshësh ose çfarëdo, por unë jam diagnostikuar me PTSD dhe quhet një rast ekstrem. Unë kurrë nuk kam folur për të më parë. Do të doja të dëgjoja nga ju për depresionin dhe ankthin.