Së fundmi aktorja e njohur Kathy Griffin është diagnostikuar me PTSD. Ylli 62-vjeçar u shfaq në Instagram për të zbuluar se ajo vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe lajmëroi fansat duke u kërkuar atyre të ndajnë historitë e tyre rreth ankthit dhe depresionit. Aktorja tha se ajo ishte goditur me një ‘rast ekstrem’ i çrregullimit të ankthit. Griffin tha se:
Mund të qeshësh ose çfarëdo, por unë jam diagnostikuar me PTSD dhe quhet një rast ekstrem. Unë kurrë nuk kam folur për të më parë. Do të doja të dëgjoja nga ju për depresionin dhe ankthin.
View this post on Instagram
Kjo vjen pasi Kathy kaloi betejën me kancerin e mushkërive, pavarësisht se nuk kishte pirë kurrë duhan. Ajo mes tjerash zbuloi se tentoi të bënte vetëvrasje në vitin 2020.
Nuk dija çfarë të bëja me veten. Isha në depresion dhe gjërat thjesht nuk po shkonin.
Kathy gjithashtu tha se ajo iu nënshtrua një ‘detoksifikimi të vërtetë’ dhe e quajti atë një ‘proces të rëndësishëm’. PTSD ndryshe është një çrregullim që mund të zhvillohet tek disa njerëz pasi përjetojnë një traumë.