Franca ngrin të ardhurat për 5 kompani e dy individë në Siri, Liban dhe Kinë. Vendimi i marrë pason dyshimet se ata janë përfshirë në programin e armëve kimike siriane. Prej fillimit të vitit, ky është i dyti vendim i këtij lloji. Në Janar, Parisi ngriu të ardhurat e 25 shoqërive e zyrtarëve të kompanive siriane, si dhe franceze, libaneze e kineze, gjithashtu dyshuar për përfshirje në programin sirian të armëve kimike.