Bota

Francë, miratohet projektligji “Për Emigracionin”

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës miratoi një projektligj “Për Emigracionin”, i kritikuar nga të majtët si shumë kufizues, ndërsa nga të djathët, si “Tejet tolerant”. Drafti që kaloi pas 61 orësh debate, mori OK-in e partisë së presidentit Macron. Dhoma e Lartë dhe Senati do ta shqyrtojnë në Qershor. Synohet që vendimi për azilkërkuesit të jepet brenda 6 muajve, si dhe të bëhet më i lehtë dëbimi i emigrantëve ekonomikë.