Punonjësit e sektorit publik në Francë u bashkuan me punëtorët e hekurudhës në një protestë masive në Paris kundër reformave të planifikuara nga Presidenti Emmanuel Macron. Ata i konsiderojnë reformat një “sulm” ndaj shërbimeve civile dhe sigurisë së tyre ekonomike. Macron ka premtuar të reduktojë shpenzimet publike, të reduktojë vendet e punës dhe të reformojë pjesë të mëdha të shtetit të madh francez. Të paktën 16 mijë e 400 persona demonstruan në kryeqytetin francez por dhe në qytete të tjera të vendit.