Në vendin tonë, fruthi ka prekur mbi 600 persona. Pavarësisht rënies së intensitetit krahasuar me janarin, çdo ditë në QSUT paraqiten pacientë me simptoma të fruthit. Aktualisht, në Infektivin e Pediastrisë janë shtruar 10 fëmijë. Dy prej tyre, nën 1-vjeç ndodhen në Reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Në harkun e 4 muajve, vetëm në Tiranë u prekën 156 fëmijë.