Lifestyle Travel

Fshati i cili ofron ski falas gjatë dimrit!

Fshati i vogël Saint-Colomban-des-Villards në Alpet franceze ka marrë një vendim të paprecedent; këtë dimër, ski do të jetë plotësisht falas për të gjithë vizitorët. Ky vendim vjen si rezultat i një situate financiare të rënduar, pasi stacioni i ski-së ka pasur deficit prej afro 25 vitesh, me humbje operative që vitin e kaluar arritën në 1 milion euro.

Bashkia e fshatit ka vendosur të mos shesë biletat për ski këtë dimër, për të kursyer shpenzimet që kërkon funksionimi i sistemit të biletave dhe stafit, të cilat arrijnë deri në 41 mijë euro për sezon. Kostoja e ofrimit të ski-së falas vlerësohet të jetë mes 150 mijë dhe 200 mijë euro, shumë më pak se vitin e kaluar. Zona e mbetur për ski është e përshtatshme për familjet dhe fillestarët, duke përfshirë dy lifta të vegjël dhe një rrip për fëmijë.

Një glaciolog francez me përvojë paralajmëroi se akullnajat e Alpeve kanë humbur më shumë se gjysmën e vëllimit të tyre që nga fundi i shekullit të 19-të, duke theksuar ndikimin përshpejtues të ndryshimeve klimatike në vargmalin më të lartë të Evropës. Në një intervistë si pjesë e raporteve speciale “Maja e Evropës: Alpet”, Sylvain Coutterand detajoi ndryshimet e thella që ndikojnë në rajonin e Alpeve të Francës. Ai theksoi një transformim të thellë në peizazhin e Alpeve.