FSHF njoftoi zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore Shqipëri –Kosovë më datë 29 maj në Zyrih të Zvicrës. Takimi do të luhet në stadiumin “Letzingrund” në orën 20.00. Pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor, ndaj Ukrainës. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër më datë 26 qershor, për të përgatitur edhe këto dy sfida miqësore.