Komiteti Ekzekutiv i FSHF përcaktoi sot zyrtarisht datat e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ardhshëm futbollistik, për Kategorinë Superiore dhe atë të Parë. Kampionati i ardhshëm i Superiores, nis më datë 19 gusht dhe përfundon më 25 maj 2019. Ndërsa, edicioni 2018-2019 i Kategorisë së Parë fillon më 9 shtator dhe përfundon më 11 maj. Ndërkaq ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë do të luhet më datë 12 gusht.