Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua me drejtorin e Ekipit Këshillues të NATO-s në Kosovë, gjeneralin Ralf Hoffmann. Iniciativat dhe projektet mbështetëse të këtij ekipi për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ishin temat që u biseduan në këtë takim. Haradinaj, theksoi nevojën e mbështetjes së NATO-s për Kosovën, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë.