Në Sarajevë, Presidenti Turk, Rexhep Tajip Erdoan zhvilloi një tubim elektoral që pritet të jetë i vetmi i këtyre përmasave në tokë të huaj, i lidhur me zgjedhjet e 24 Qershorit. Nga kryeqyteti i Bosnjes, iu drejtua rreth 3 milionë turqve që jetojnë jashtë kufijve, me një fjalim që mund të ketë impakt mbi rezultatin zgjedhor. “Kjo turmë dhe ky zë i njerëzve të Sarajevës, janë shenjat e një fitoreje të madhe në zgjedhjet që do të zhvillohen në Turqi. Vendet europiane nuk i deshën tubimet tona, por Bosnja na e dha këtë mundësi”, – deklaroi Erdogan.