Sport

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Tiranës

Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër figurë të njohur.

Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një emër i respektuar i viteve ’60–’70, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

LEXO EDHE: Dështoi të transferonte sulmuesin nigerian, Tare i hedh “sytë” nga zëvendësuesi i Gyokeres

Tafaj ishte pjesë e një prej brezave më të spikatur të bardhebluve, me të cilët fitoi tre herë titullin kampion të Shqipërisë, duke u shquar për kontributin e tij të çmuar në sukseset e klubit. Përveç Tiranës, ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e Pogradecit, duke lënë gjurmë edhe jashtë kryeqytetit.

LEXO EDHE: Kuqezinjtë startojnë me probleme, pak sinjale pozitive në prag të grumbullimit të parë pas pushimeve të verës

Me ndarjen nga jeta të Bujar Tafajt, shuhet një tjetër figurë që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar, duke mbetur në kujtesën e sportdashësve si një prej portierëve të shquar të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.