Bota Botë e Çuditshme

Futi djalin në qese vakumi për një video, shokon influencerja!

Një influencere ruse ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale, pasi publikoi një video ku fut djalin e saj të vogël brenda një qeseje dhe përdori një fshesë me korrent për të nxjerrë ajrin. Videoja shokuese që u përhap me shpejtësi, tregon momentin ku fëmija i tmerruar thërret “mami”, pasi qesja ngushtohet dhe mblidhet.

Sipas portalit rus Life, influencerja 36 vjeçare Anna Saparina e mori ngjarjen me shaka. Autoritetet e mbrojtjes së fëmijëve në Rusi pritet ta thërrasin për sqarime, pasi eksperimenti mund të kishte vënë seriozisht në rrezik jetën e të miturit.

Reagimet në internet kanë qenë të ashpra, me shumë përdorues që e quajtën Saparinan “të papërgjegjshme” dhe “jo të denjë për të qenë nënë”.

Anna Saparina është një abuzuese e neveritshme që duhet të përfundojë në burg për tmerrimin e djalit të saj vetëm për disa klikime, shkroi dikush.

Ndërsa një tjetër shtoi: Kjo është e tmerrshme… Fëmijët nuk duhet të trajtohen si eksperimente!

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi etikën e “influencerëve familjarë”, të cilët shpesh akuzohen se shfrytëzojnë fëmijët për përmbajtje në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube, duke ngritur shqetësime për sigurinë, privatësinë dhe mirëqenien e tyre.