Showbiz

Gati 3 dekada së bashku, Barack dhe Michelle Obama festojnë 27 vjetorin e martesës

Ata janë çifti i preferuar i të gjithë amerikanëve kjo falë suksesit të tyre në drejtimin e shtetit për 8 vite radhazi.

Sot Barack dhe Michelle Obama festojnë 27 vjetorin e martesës duke shënuar gati 3 dekada që janë pranë njëri-tjetrit.

Në këtë ditë kaq të veçantë ata nuk kanë ngurruar të urojnë njëri-tjetrin online dhe fjalët e ëmbla kanë prekur miliona njerëz.

“Para 27 viteve ky njeri më premtoi një jetë plot me aventura. Mund të them që e mbajti fjalën. Për kapitullin tonë të rradhës, si prindër të fëmijëve të rritur duke zbuluar çfarë na pret tjetër teksa ndjejmë magjinë e viteve më parë kur u bashkuam” -shkroi Michelle në një postim në Instagram.

“Ashtu siç kanë thënë dhe The Beatles: Bëhet akoma më mirë me kalimin e kohës. Faleminderit zemër për këto 27 vite të mrekullueshme” ,-ishte përgjigja e Barack Obama në postimin e tij.