Dhjetëra gazetarë Perëndimorë dhe kinezë ndodhen në Korenë e Veriut për të qenë dëshmitarë në mbylljen e zonës së testimeve bërthamore në vendin komunist. Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për “mbyllje të përhershme e të pakthyeshme, e cila mund të inspektohet plotësisht”. Zotimi i Penianit është konsideruar kyç drejt rrugës së pajtueshmërisë, pas disa muajsh tensione me Amerikën.