Gazetarët e huaj janë nisur drejt zonës së testimeve bërthamore në Korenë e Veriut, që të ndjekin nga afër mbylljen e tij, në Punggye. Udhëtimi përfshin 11 orë me tren, 4 me autobus dhe ngjitje 60 minutëshe. Ditët e fundit, Koreja komuniste ka ashpërsuar tonet duke kërcënuar me tërheqje nga samiti i 12 Qershorit. Por, ftesa për gazetarët shihet si shenjë e mirë e gatishmërisë së Penianit për denuklearizimin.