Gossip Showbiz

Genta Ismajli konfirmon shtatzëninë e saj të parë nëpërmjet një video-je të mrekullueshme!

Prej muajsh tashmë është përfolur për shtatzëninë e Genta Ismajli, madje dhe janë postuar foto duke dyshuar rreth një barku të rrumbullakosur por asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë ajo. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja e konfirmoi shtatzëninë e saj me anë të një videoje ku shfaqet krah bashkëshortit dhe duhet ta pranojmë se duket marramendëse.

https://www.instagram.com/p/CU2AeyiIji9/?utm_source=ig_web_copy_link

Artistja dhe Usta shfaqen të veshur shumë elegantë dhe ndodhen në një makinë klasike. Pasi ata arrijnë në destinacionin e dëshiruara, teksa zbret nga makina Genta zbulon barkun e saj të rrumbullakosur teksa mbante veshur një fustan të zi të gjatë. Kështu ata kanë konfirmuar për të gjithë se do të bëhen prindër për herë të parë.
Ende nuk e kanë konfirmuar gjininë e fëmijës, por disa ditë më parë është raportuar se ata në fakt janë në pritje të binjakëve dhe se njëri është djalë e tjetra vajzë.

Sigurisht që këtë periudhë ajo është fokusuar më shumë tek jeta personale dhe nuk është angazhuar me punë apo projekte muzikore.