Probleme të rënda shëndetësore për ish-presidentin amerikan, Xhorxh Bush i Vjetri. Pak ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes, Barbara, 93-vjeçari është në terapi intensive në spital. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike, për shkak të një infeksioni të rrezikshëm të përhapur në gjak. Orët në vazhdim priten njoftime për shëndetin e ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë.