Aktualitet

“Gërdeci”, Fatmir Mediu dorëzon listën me 90 dëshmitarë!

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkon të thirren 90 dëshmitarë në gjyqin ndaj tij për çështjen Gërdeci. Në listën dorëzuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë ish-funksionarë të lartë, si ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë e Maqedonisë së Veriut, si dhe ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA-ve e gjeneralë të NATO-s. Ndërkohë, GJKKO pranoi kërkesën e Mediut, i cili hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar për të vijuar të procedohet me gjykim të zakonshëm dhe thirrjen e 90 dëshmitarëve në procesin gjyqësor.

Lista e dorëzuar me 90 dëshmitarët:

Gordon England, zv.sekretari i Departamentit të Mbrojtjes në SHBA për periudhën 2005-2009. England ftohet të dëshmojë mbi marrëdhëniet konkrete të ndërtuara midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, veçanërisht, vlerësimet për gjendjen e armatim-municionit; domosdoshmërinë demontuese; mbështetjen konkrete që kanë dhënë për demontimin; kontrata për demontimin e municioneve, si dhe praktikat si kryhet demontimi dhe përgjegjësitë civilo-ushtarake të këtij procesi.

Franc Josef Jung, ish-ministër i Mbrojtjes i Republikës Federale Gjermane për periudhën 2005-2009

Arturo Parisi, ish-ministër i Mbrojtjes së Republikës së Italisë për periudhën 2006-2008.

Lazar Elenovski, ish-ministër i Mbrojtjes së Maqedonisë Veriut në periudhën 2006-2008.

Personalitete ushtarake

Gjeneral Leitnant Michael Barbero, Drejtor i Drejtorisë se Operacioneve në DOD (Pentagon) USA

Gjeneral Major Vito Di Ventura, ish-komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2005-2006

Gjeneral Major Buzz Kievenaar, ish-Drejtues i ekipit SAIC, i zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nga viti 2001 deri më 2006-ën për modernizimin e FA

Gjeneral Brigade Georgios Mouroutsos, ish-komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2006-2007

Kolonel Louis L. Boros dhe Z.Gregory Cannata, drejtues të ekipit CUBIC pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA nga viti 2006 deri më 2013-ën

Shtetasit e huaj që kanë qenë përfaqësues të kompanisë SAC, kontraktore e Ministrisë së Mbrojtjes për procesin e demontimit:

Patric Corneilous Henry, përfaqësues i kompanisë amerikane SAC; David Clark Howell, Sidney Tison Mac Intyre, William Merrit Hart, Rodney Spencer Taylor. Këta dëshmitarë duhet të pyeten dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e çështjes, detyrat që kryenin, urdhrat e marra në procesin e demontimit, rrethana që lidhen me shkaqet e shpërthimit, etj.

Lista e dëshmitarëve shtetas shqiptarë:

Pandeli Majko, ish-ministër i Mbrojtjes, i cili ka miratuar dokumentet kryesore të sigurisë, urdhrat për menaxhimin e municionit të tepërt e shkatërrimin, si dhe kontratën me kompanitë private të financuara nga donatorët për demontimin.

Besnik Mustafaj, ministër i Jashtëm në periudhën 2005-2007, i cili ka qenë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (Plani i Detyrimit për Anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut në Bruksel.

Ridvan Bode, ministër i Financave për periudhën 2005-2013, pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për demontimin e municioneve të tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e Buxhetit të Mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.

Aldo Bumçi, ministër i Drejtësisë në kohën e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për demontimin e municioneve.

Mimi Kodheli, ministre e Mbroitjes për periudhën 2013-2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit, proces për të cilin ka vazhduar bashkëpunimi me NATO-n në kuadër veprues; do të pyetet lidhur me kuadrin ligjor të zbatuar e mbi raportet me Z.Mediu, edhe si përfaqësuese e Kuvendit në cilësinë e zv.Presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Besnik Baraj, ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca fuqiplota në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit, si dhe në periudhën 2005-2007 ka drejtuar SEDM.

Myqerem Tafa, ish-sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i cili ka koordinuar proceset ndërmjet ministrive për vendimmarrje të qeverisë, përfshirë VKM-në 138/2007 për demontimin.

Bedri Shaqiri, ish-drejtor i SHIK-ut, i cili kishte detyrë ndjekjen e veprimtarive që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

Ahmet Premçi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në periudhen e ngjarjes së Gërdecit, i cili thirret të dëshmojë për informacione dhe rezultate hetimi lidhur me veprimtari kriminale në Gërdec.

Sajmir Kodra, ish-inspektor i Përgjithshëm pranë Kryeministrit për Shërbimin Informativ Kombëtar në kohën e ngjarjes, i cili ka patur detyrën e vlerësimit të informacioneve të ardhura nga qendra operacionale e FA dhe nga Shërbimi Informativ Kombëtar.

Gëzim Musabelliu, ish-deputet i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit dhe ka qenë pjesëmarrës ne seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes, shefin e Shtabit dhe përfaqësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.

Leonard Demi, ish-deputet, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit dhe ka qenë pjesëmarrës në seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes, shefin e Shtabit dhe përfaqësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.

Petro Koçi, ish-deputet, ish-zv.kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit dhe ka zhvilluar seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes, shefin e Shtabit dhe përfaqësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.

Ahmet Osmani, ish-këshilltar për Armatimin i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit.

Plarent Ruka, ish-këshilltar Juridik i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili thirret për të dëshmuar lidhur me dijeninë e tij për tërësinë e praktikës nënligjore për realizimin e procesit të demontimit.

Arben Simaku, ish-shef i kabinetit të ministrit Fatmir Mediu, i cili thirret për të dëshmuar lidhur me dijeninë e tij mbi tërësinë e praktikave nënligiore të nxjerra nga ministri i Mbrojtjes për realizimin e procesit të demontimit.

Enkelejda Malaj, ish-këshilltare për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila thirret për të dëshmuar mbi dijeninë për marrëdhëniet dhe diskutimet bilaterale me partnerët për anëtarësimin në NATO, përfshirë  demontimin.

Idriz Konjari, ish-drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë dhe NATO-n, i cili thirret për të dëshmuar mbi dijeninë për marrëdhëniet e diskutimet bilaterale me partnerët për anëtarësimin në NATO, përfshirë  demontimin.

Flutura Kodra, sekretare, e cila thirret të dëshmojë për hyrje-daljet e subjekteve në zyrën e ministrit Mediu.

Luan Duzha, ish-drejtor i Mjekësit, i cili thirret të dëshmoje mbi potencialin demontues, praktikat me projektin NAMSA dhe marrëdhëniet e Forcave të Armatosura me Ministrinë e Mbrojtjes.

Stavri Çipa, ish-kryeinxhinieri i Ndërmarrjes së Mjekësit, i cili thirret të pyetet mbi teknologjinë e përdorur për demontim, projektin e NAMSA-s, kostot e demontimit, si dhe rreth takimit me Shtabin Përgjithshëm.

Begator Mane, ish-president i Kompanisë së Sigurisë që ka ruajtur Repartin e Demontimit në Gërdec, i cili thirret për të dëshmuar mbi vizitat (frekuencën dhe emrat) të ushtarakëve e civilëve në atë repart, gjatë periudhës së demontimit.

Ardian Mullai, ish-sekretar Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili thirret për të dëshmuar lidhur me dijeninë e tij mbi tërësinë e praktikës nënligjore për realizimin e procesit të demontimit.

Adriatik Mema, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili thirret për të dëshmuar lidhur me dijeninë e tij mbi tërësinë e praktikës nënligjore për realizimin e procesit të demontimit.

Gjeneral Agim Lala, ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm, i cili thirret për të dëshmuar mbi rolin dhe marrëdhëniet mes ministrit dhe Forcave të Armatosura, si dhe urdhrat e praktikat e demontimit e zbatimit të tyre.

Gjeneral Shpëtim Spahiu, ish-Komandant i Forcave të Bashkuara, i cili thirret të dëshmojë mbi dijeninë për procesin e demontimit e të përgjegjësive përkatëse civilo-ushtarake në këtë proces.

Gjeneral Bardhyl Kollçaku, ish-deputet dhe ish-anëtar i Komisionit të Sigurisë. Ish-shef i Shtabit Përgjithshëm dhe ish-shef pranë Sekretariatit të SEDM-së.

Gjeneral Pëllumb Qazimi, ish- shef i Shtabit të Përgjithshem, i cili thirret për të dëshmuar mbi rolin dhe marrëdhëniet mes ministrit dhe Forcave të Armatosura, si dhe urdhrat e praktikat e demontimit e zbatimit të tyre.

Gjeneral Kostaq Karoli, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm, ish-komandant i Forcave Tokësore, i cili thirret për të dëshmuar mbi rolin dhe marrëdhëniet mes ministrit dhe Forcave të Armatosura, si dhe urdhrat e praktikat e demontimit e zbatimit të tyre.

Gjeneral Maksim Malaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm, i cili thirret për të dëshmuar mbi rolin dhe marrëdhëniet mes ministrit e Forcave të Armatosura, si dhe urdhrat e praktikat e demontimit e zbatimit të tyre edhe pas Gërdecit.

Gjeneral Kristaq Gerveni, ish-komandant i FA, përfaqësues ushtarak në NATO, i cili thirret të dëshmojë për marrëdhëniet civile e ushtarake.

Gjeneral Arian Zaimi, ish-përfaqësues ushtarak në NATO dhe këshilltar ministri, i cili thirret të dëshmojë për marrëdhëniet civile e ushtarake.

Gjeneral Nazmi Cahani, ish-shef i Kabinetit të Shtabit të Përgjithshëm, Përfaqësues Ushtarak në NATO, i cili thirret të dëshmoje për marrëdhëniet civile e ushtarake.

Piro Ahmetaj, ish-përfaqësues Ushtarak dhe këshilltar i Presidentit, i cili thirret të dëshmojë për marrëdhëniet civile e ushtarake.

Gjeneral Bardhyl Hoxha, ish-drejtor dhe Komandant i Brigadës Logjistike, i cili është marrë me vlerësimin e kërkesës së SAC, si dhe me praktikat e demontimit nga kompania AEM e komandës logjistike.

Viktor Pershqefa, ish-specialist i Armatim-Municioneve në Drejorinë e Logjistikës, i cili thirret të dëshmojë mbi dijeninë për procesin e demontimit e të përgjegjësive përkatëse civilo- ushtarake në këtë proces.

Kolonel Zejno Jaha, ish-shef i Kabinetit të SHSSHP.

Kolonel Vladimir Ndreu, ish-komandant i Regjimentit Komando.

Kolonel Kadri Sula, ish-komandant i Brigadës Mbështetëse, ish-drejtor i Logjistikës, i cili thirret të dëshmojë mbi dijeninë për procesin e demontimit e të përgjegjësive përkatëse civilo-ushtarake në këtë proces.

Kolonel Elez Satki, ish-Komandant i Komandës Mbështetëse, i cili thirret të dëshmoje mbi dijeninë për procesin e demontimit e të përgjegjësive përkatëse civilo-ushtarake në këtë proces.

Kristaq Arapi, kolonel në Forcën e Bashkuar, i cili ka sugjeruar spostimin e vendit të demontimit më në thellësi të Repartit, për shkaqe sigurie.

Kolonel Perikli Koliqi, ish-drejtor i Menaxhimit të Burimeve Financiare dhe të Mbroitjes J7 në Shtabin e Përgjithshëm të FA, i cili thirret të dëshmojë mbi kostot e demontimit dhe praktikat e buxhetimit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kolonel Mustafa Xhemali, Inspektor i Përgjithshëm, i cili merrej me inspektimin e zbatueshmërisë së urdhrave të ministrit dhe të situatës në FA.

Gjeneral Ali Koceku, ish-këshilltar Ushtarak për Marrëdhëniet Civilo-Ushtarake të ministrit të Mbrojtjes, i cili thirret të dëshmojë mbi dijeninë për procesin e demontimit dhe të përgjegjësive përkatëse civilo-ushtarake në këtë proces.

Kolonel Hysni Gjergji, ish-Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Gëzim Bajrami, zv.drejtor i Agjensisë së Inteligjencës së Sigurisë së Mbrojtjes (ish-SHIU).

Kolonel Foto Duro, ish-drejtor i Shtabit dhe ish-drejtor i Logjistikës së J5 pranë SHSHP.

Kolonel Xhevdet Zeneli, ish-drejtor i Shtabit dhe ish-drejtor i Policisë Ushtarake.

Kolonel Hysen Cekodhima, ish-drejtor i Drejtorisë Operacionale të Logjistikws J3.

Martin Lazri, ish-drejtor i MEICO-s, i cili thirret të dëshmojë për proceset e demontimit dhe marrëdhëniet e MEICO-s në këtë proces pas ngjarjes së Gërdecit.

Çesk Milja, ish-drejtor në Shtabin e Përgjithshëm, i cili thirret të dëshmojë mbi dijeninë e tij për procesin e demontimit.

Drini Nikolla, ish-drejtor i Policisë Ushtarake, i cili thirret të dëshmojë rreth raporteve të përgatitura nga Policia Ushtarake për zbatimin e ligjit në FA, shoqërimin e transportit të municionit dhe transportit të barutit me mjetet e kompanisë private.

Kolonel Aleksandër Pando, ish-drejtor i Shtabit të Përgjithshëm, ish-drejtor Logjistike.

Kolonel Zenel Kuçana, ish-komandant i Forcave të Bashkuara për Repartin e Gërdecit.

Nënoficer Nazmi Sherra, roje në Gërdec.

Asim Selmani, ish-komandant i rojeve në Gërdec.

Kolonel Ruzhdi Kuçi, ish-drejtor i Qendrës Operacionale në SHPFA.

Gjenerale Manushaqe Shehu, ish-Këshilltare e Presidentit Z.Bamir Topi.

Nënkolonel Maksim Hamiti, komandant i Batalionit të Shtabit.

Gjeneral Dhori Spirollari, ish-komandant i Forcave Ajrore dhe Drejtor i Personelit në FA.

Bexhet Zeqiri, specialist finance pranë KLSH-së, ekspert i thirrur nga Prokuroria;

Ymer Stafa, specialist finance pranë KLSH-së, ekspert i thirrur nga Prokuroria;

Rasim Metallari, specialist finance në Drejtorinë e Auditit në Ministrinë e Financave;

Latif Çela, specialist finance në Drejtorinë e Auditit pranë Ministrisë së Financave;

Mondi Hoxha, specialist armatimi i pajisjeve speciale në Drejtorinë e Policisë, Qarku Durrës;

Besim Malaj, specialist i fushës së armatim-municionit

Shkëlqim Sina, specialist i fushës së armatim-municionit

Fatmir Bozdo, specialist i fushës teknologjike-ushtarake

Dhimitër Kerri, specialist i Fushës së Transportit

Veip Bello, specialist i Fushës së Transportit;

si dhe Anthony L. May; Larry R. Smith; Peter J. O’Connor;  Michael Eldredge; Kenneth Witeley; Dondi Albritton.