Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banorja e “BBV”, Eda, për të komentuar banorët e “BBV4”, por edhe për të folur për rrugëtimin e saj në atë program.
Gerta është mirë, do kisha dashur të tregonte pak më shumë autoritet, të tregonte që është motra e Oltës, t’iu afronte standardit të saj. Olta ka qenë argumentuese shumë më e lartë se Gerta.
Lidhur me nominimin e kësaj jave, Eda u shpreh:
Sa i përket Loredanës, ajo bëri diçka shumë të shëmtuar. Çfarëdo që do ketë ndodhë mes saj dhe Tirit s’duhej t’ia thoshte në sytë e të dashurës së tij. Këto gjëra publiku i do. Më e rrezikuara është Livia dhe më vjen keq.
Kë shikon ajo në finale?!
Gjesti, Rozana, Laerti, Gerta finalistë. Asnjë tjetër s’po bën lojë. Jam midis të 4, do kisha dashur ta fitonte Gjesti, e meriton, askush nuk ka mbajtur dy Big Brother, ka mbajtur rekord.