Aktualitet

E marta me mot të qëndrueshëm në vend!

Këtë të martë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi e verilindja, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Hera-herës në bregdet dhe në lugina, pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.