Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Tom Holland zbulon se si e thërret Zendaya-n me përkëdheli: Kam gjetur njeriun tim, ajo është…

Tom Holland ka ndarë disa detaje të veçanta nga jeta e tij private me bashkëshorten, Zendaya, duke zbuluar edhe mënyrën e veçantë me të cilën i drejtohet aktores. Çifti, i cili së fundmi ka kurorëzuar dashurinë me një ceremoni private, vazhdon të jetë një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it. Edhe pse zërat për një lidhje mes tyre qarkullonin që në vitin 2017, gjatë xhirimeve të filmit Spider-Man: Homecoming, besohet se romanca e tyre nisi në fund të vitit 2020. Më herët gjatë këtij viti, Holland konfirmoi se ai dhe Zendaya janë martuar, por pa zbuluar shumë detaje nga ceremonia.

Në një intervistë për revistën Esquire, aktori foli për marrëdhënien e tyre dhe tregoi se Zendayan e thërret me përkëdheli “Zee”.

“Duke qenë se profesioni ynë sjell shpesh situata stresuese, është shumë e rëndësishme të kesh një marrëdhënie të fortë që i reziston kohës. Ne e mbështesim njëri-tjetrin në mënyra që vetëm ne mund t’i kuptojmë, sepse vetëm ne e dimë si është të jetosh këtë jetë. Është një privilegj dhe nuk e imagjinoj dot ta kem këtë lidhje me dikë tjetër”, u shpreh ai.

Aktori 30-vjeçar shtoi se Zendaya është personi me të cilin ndihet më i lumtur dhe më i sigurt.

“Për mua, kam gjetur njeriun tim. Ajo është shoqja ime më e mirë. Kur jam pranë saj ndihem më i lumtur se kurrë dhe nuk jam ndier asnjëherë më i mbështetur apo më i sigurt,” tha Holland.

Ai kujtoi gjithashtu takimin e tyre të parë gjatë audicioneve për Spider-Man: Homecoming në vitin 2016, ku Zendaya fitoi rolin e Michelle Jones (MJ), personazhit kryesor femër në film. Sipas Holland, talenti i aktores ishte i dukshëm që në audicion.

“Isha shumë i emocionuar që do të punoja me të dhe që do ta njihja. Ajo bëri një audicion fantastik. Sapo doli nga salla, producentja Amy Pascal tha menjëherë: ‘Ajo e fitoi rolin'”, kujtoi ai.