Modelja e famshme Gigi Hadid ka marrë një sërë kritikash pasi këshilloi fansat e saj të mos i bëjnë pushimet në Greqi sidomos në ishullin Mykonos i cili është edhe shumë i famshëm i preferuar edhe nga pushuesit shqiptar.
Ajo rrëfeu se shtëpia që kishte marrë me qira në këtë ishull është vjedhur nga disa hajdutë të cilët kanë hyrë me forcë dhe kanë marrë gjithçka mundën ndërkohë që ajo thekson se nuk kishte masa sigurie askund.
Në kohën që ajo ishte me pushine janë grabitur gjithashtu edhe 30 shtëpia të tjera pushuesish disa prej të cilëve u janë drejtuar edhe armë.
Edhe pse fansave të modeles nuk i pëlqeu fakti që ajo po përpiqej t’i mbante ata larg Greqisë, ajo nuk u pendua aspak për veprimin e saj madje vazhdon të këmbëngulë që askush të mos shkojë në Mykonos.