Vetëm një ditë pas pjesëmarrjes në dasmën luksoze të Taylor Swift dhe Travis Kelce, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë fotografuar duke u larguar nga New Yorku.
Çifti u pa në aeroport me veshje të rehatshme udhëtimi, ndërsa nxitonte për të kapur fluturimin, duke lënë pas atmosferën e një prej eventeve më të përfolura të vitit, shkruan DailyMail.
Modelja 31-vjeçare u shfaq me syze dielli, bluzë të zezë, pantallona të gjera dhe shapka, ndërsa mbante në dorë pasaportën. Në krah të saj ishte Bradley Cooper, i veshur me një bluzë të çelët, pantallona të shkurtra dhe atlete.
Gjatë kalimit në aeroport, paparacët i pyetën për dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, por asnjëri nuk pranoi të fliste.
Gigi iu përgjigj vetëm me një buzëqeshje dhe një shenjë me gishtin e madh, ndërsa Bradley zgjodhi të mos komentonte fare. Heshtja e tyre nuk ishte surprizë, pasi raportohet se të gjithë të ftuarit kishin nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti, duke u zotuar të mos zbulonin detaje nga ceremonia private.
Një natë më parë, Gigi dhe Bradley ishin ndër çiftet që tërhoqën më shumë vëmendje në Madison Square Garden. Hadid mahniti me një fustan rozë elegant të markës Wiederhoeft, ndërsa aktori u shfaq me një smoking klasik të zi, të kompletuar me papion.
Dyshja mori pjesë edhe në darkën e provës, e organizuar një mbrëmje para ceremonisë.
Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mblodhi rreth 1.000 të ftuar nga bota e muzikës, filmit, modës dhe sportit, ndërsa masat e forta të privatësisë kanë bërë që shumica e të pranishmëve të shmangin çdo deklaratë publike për atë që ndodhi brenda ceremonisë.