Showbiz

Gigi Hadid rrëfen për periudhën kur e gjithë familja e saj ishte e sëmurë me Lyme

Modelja e famshme Gigi Hadid së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjose “Vogue” ku ka rrëfyer për disa periudha shumë të vështira në jetën e saj.

Ajo u shpreh se kur ishte më e vogël, mamaja, vëllai dhe motra e saj u sëmurën me “Lyme” dhe Gigi-t i duhej të kujdesej për ta.

E vetme 23-vjeçarja duhet të gatuante, pastronte dhe të çonte Bella-n dhe Anwar në shkollë ndërkohë që mamaja e saj nuk ngrihej dot nga shtrati.

“Ishte shumë e vështirë të merrje rolin e kreut të shtëpisë por nga ana tjetër ndihesha fajtore që nuk e kuptoja dot se çfarë po kalonin ata” ,-tregoi ajo gjatë intervistës.