Modelja e famshme Gigi Hadid do të donte që të paktën për 1 ditë të mund të jetonte si një person i thjeshtë ku ecën në rrugë dhe askush nuk e njeh.
Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për revistën prestigjose “Variety” ku menjëherë pasi është pyetur se si ndihet që është e famshme, ka shpërthyer në lot.
“Më bën të ndihem shumë emocionale kjo temë, fama të bën që të mos kesh më kontroll mbi jetën tënde. Mendoj se është e vështirë. Sigurisht që njerëzit të gjykojnë” ,-tha ajo mes lotësh.
Më pas shtoi se një ndër personat që e ka ndihmuar më shumë që të përballojë presionin e famës, është mikja e saj Taylor Swift e cila nuk ka patur një reputacion të mirë përgjatë viteve të fundit në karrierën e saj.