Modelja e famshme Gigi Hadid së fundmi ka marrë çmimin “Power of Women”.
Variety e ka vlerësuar modelen për kontributin e saj gjatë viteve të fundit si ambasadore e “UNICEF”. Prej shumë kohësh 24-vjeçarja e ka shfrytëzuar famën dhe imazhin e saj për t’i nxitur njerëzit që të bëjnë sa më shumë bamirësi.
Sipas saj çdo donacion sado i vogël shpëton jetë njerëzish dhe të gjithë mund të bëjnë diçka për të ndihmuar. Fjalimi i saj gjatë marrjes së këtij çmimi u prit me duartrokitje dhe ovacione për modelen.