Bota Lajmet e fundit

Gjenerali Scott Miller pritet të zëvendësojë John Nicholson-in

Një efektiv i operacioneve speciale do të jetë komandanti i Forcave Amerikane dhe i Koalicionit Ndërkombëtar në Afganistan. Gjenerali Scott Miller pritet të zëvendësojë John Nicholson-in. Emërimi i Miller-it kërkon konfirmimin nga Senati i Shteteve të Bashkuara. Ai ka shërbyer dhe më parë në Afganistan e po ashtu në Irak dhe Somali.