Botërori “Rusi 2018” mund të jetë stacioni i fundit në skenën prestigjioze për gjeneratën e artë të lojtarëve që militojnë në radhët e Kombëtares Spanjolle të Futbollit. Botërori i Rusisë do të jetë i fundit për Sergio Ramos dhe Gerard Pique. Andres Iniesta do të jetë 34 vjeç në startin e këtij Botërori kështu që edhe për të është e sigurt që kjo do të mbetet prezenca e fundit në skenën ndërkombëtare. Ndeshja e parë e Spanjës do të jetë kundër Portugalisë më 15 qershor.